Lëndim trupor dhe të shtëna me ar*ë në një lokal në Pejë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, kanosjes e lëndimit trupor që ka ndodhur në një lokal në Pejë.
Policia njofton se i dyshuari ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar një person. I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur, bën të ditur policia.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia në raportin e saj.
”Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari po ashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka njoftuar Policia në raportin e saj.