Dua Lipa arrin rekord në Spotify, albumi i saj kaloi mbi 10 miliardë dëgjime

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese në muzikën ndërkombëtare, duke arritur një tjetër rekord në platformën Spotify.

Albumi i saj debutues ka kaluar mbi 10 miliardë dëgjime, duke u renditur mes projekteve më të dëgjuara në historinë e platformës.

 

Ky rezultat e vendos artisten në një nivel të lartë në industrinë globale të muzikës pop.

Me këtë shifër, Dua Lipa hyn në listën e artisteve që kanë arritur një sukses të rrallë në Spotify, duke forcuar edhe më shumë pozicionin e saj në tregun ndërkombëtar.

Ky është vetëm një nga rekordet që ajo ka vendosur ndër vite, ndërsa vazhdon të mbetet një nga emrat më të njohur dhe më të dëgjuar në muzikën moderne.

Back to top button