Humb jetën një shtetas amerikan pas një vetëaksidenti në Prevallë

Një shtetas amerikan ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka nodhur në zonën malore të fshatit turistik Prevallë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
“Sipas informatave fillestare, një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës”, tha ai.
Bytyqi po ashtu bëri të ditur se drejtuesi i automjetit, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit.
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin.