Vulaj: Për t’u realizuar njohja reciproke duhet të jetë Amerika në këtë proces

Martin Vulaj nga AARC në emisionin “Click” në RTV21 doli për marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën. Ai tha se është e qartë se marrëdhëniet mes qeveritarëve të Kosovës dhe qeveritarëve nuk kanë qenë aq të mira, por marrëdhëniet si partnerë kanë qenë ashtu si gjithmonë.
“Gjithmonë e kam shtyrë konceptin se lidhjet kryesore duhet me i pasë me SHBA-në, e keni parë se Evropa është shumë e ngarkuar në burokracinë e saj me sjellë vendime të qarta në kohë të duhur, gjithmonë marrin hapa gjysmakë për shkak të konflikteve që kanë në veti, dhe unë e kam thënë që marrëdhëniet kryesore duhet me i pas me SHBA-në, kjo nuk do me thënë me zgjedh se Kosova është në Evropë, por zgjidhjet politike dhe zgjidhjet më të rëndësishme ka me i pas vetëm përmes Amerikës”, tha ai.
Më këtë pikë Vulaj përmendi dialogun Kosovë – Serbi duke thënë se ka ngelë që 15 vjet për shkak të mos-kapacitetit të Evropës të zgjedh problem.
“Çdo hap që kemi bërë përpara konkrete zhvilluese gjithmonë ka qenë se Amerika na ka pri, jam i bindur se me dialog kështu do të jetë, jam tu e shty SHBA-në me e theksu se caku përfundimtar duhet me qenë njohje reciproke, përndryshe nuk i ke pesë persona që e besojnë këtë proces, për me u realizu njohja reciproke duhet të jetë Amerika në këtë proces.”
Vulaj: Unë nuk besoj se Amerika tërheq trupat e KFOR-it nga Kosova
Martin Vulaj nga AARC në emisionin “Click” në RTV21 tha se thellësisht nuk beson në mundësinë e reduktimit të pjesëtarëve të KFOR-it amerikan në Kosovë.
“Amerika e ka një sasi të resurseve të kufizuara, i ka aq sa ka edhe tash duhet me i rikalibruar në këtë përgatitje të ballafaqimit me Kinën edhe jam i bindur se kanë me tërhequr ushtarë nga Evropa Lindore edhe Perëndimore dhe me i çu më shumë kah lindja edhe është e natyrshme me u shqetësuar për situatën tonë”, tha Vula, por ai përmendi letrën e senatorëve të dërguar sekretarit amerikan Rubio duke ia theksuar rëndësinë e trupave amerikanë në Kosovë.
“Ekziston edhe një mundësi tjetër, e kemi Bondsteel aty, që deri tash ka qenë në radhën e dytë të mbrojtjes në NATO, që ka mundësi me pas edhe trupa shtesë, unë nuk besoj thellësisht që kanë me tërhequr trupa nga Kosova, i kanë sytë nga Kosova, e dinë rëndësinë e saj, e dinë pikën strategjike të saj në frontin Lindje – Perëndim, por po Evropa do të ketë ndryshime”, tha ai duke shtuar se është i bindur për këtë.
Vulaj: SHBA është duke u ripozicionuar në ballafaqim me Kinën
Martin Vulaj nga AARC në emisionin “Click” në RTV21 foli për kërcënimin që presidenti amerikan bëri ndaj Iranit. Ai tha se bota ishte në prag të një fatkeqësie katastrofale.
“Tani jemi në një fazë të brishtë, besoj se e kuptojnë rëndësinë e nevojës me gjetur një zgjidhje, jo vetëm për palët, rajonin, por për gjithë botën”, tha Vulaj.
Ai tha se opinioni amerikan është i ndarë në lidhje me situatën aktuale. Vulaj përmendi ndërhyrjen e Amerikës në Venezuelë, në Iran.
“Është duke u ripozicionuar në ballafaqim me Kinën, edhe Venezuela edhe Irani është tentim i SHBA-së është me e dobësuar Kinën, me kontrolluar naftën që i shkon Kinës, se Kina nuk e prodhon as ushqimin e vet plot, as energjinë plot”, tha ai duke shtuar se Kina është bërë një fuqi e dytë në botë, duke u shndërruar në kërcënim për SHBA-në.
Vulaj shtoi se disa nga opinioni amerikan e mbështesin këtë qasje të Trump, e disa jo./21Media