Krasniqi: Do të ketë rezultate dhe koalicione të reja pas zgjedhjeve

Analisti Kolë Krasniqi në emisionin Click në RTV21 tha se shkuarja në zgjedhje të reja është vlerë demokratike. Sipas tij, nëse këto do të sillnin zgjidhje të problemit, atëherë do të ishin pozitive. Shtoi se zgjedhjet janë të pashmangshme në bazë të zhvillimeve të fundit.

Ai u shpreh se do të ketë ndryshim të rezultateve.

“Në bazë të gjitha atyre projektimeve ose informacioneve që vijnë nga terreni unë besoj që do të ketë rezultate të reja, do të ketë koalicione të reja dhe do të ketë forca të reja të cilat do të krijojnë me lehtësi të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi./21Media

Back to top button