Haxhiu: Uroj që ta zgjedhim presidentin e ri

Ndërsa gjasat për marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit janë zvogëluar për shkak të qëndrimeve të partive politike, ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherësh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha para deputetëve se nuk duhet të sillen sikur afatet kushtetuese nuk po rrjedhin.
“Në rrethanat në të cilat jemi, duke pasur një afat kushtetues për të zgjedhur presidentin, mendoj se nuk duhet të sillemi thuajse asgjë nuk po ndodh dhe se nuk varemi nga asnjë afat kushtetues. Duke qenë se kemi 27 prillin si afat për të zgjedhur presidentin, uroj që të arrijmë ta bëjmë këtë.”, tha Haxhiu./RTV21/21Media