​Mikel Arteta hedh poshtë zërat për një kontratë të re me Arsenalin

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta minimizoi spekulimet për një zgjatje kontrate me Arsenalin, por këmbënguli se ai mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj klubit, përpara ndeshjes së shtunës në shtëpi në Premier League kundër Bournemouth.

Klubi londinez zhvilloi bisedime fillestare me Artetën të cilat ishin pozitive, mbi kontratën e tij aktuale, që skadon në fund të sezonit të ardhshëm, raportoi media britanike.

Kjo ngjarje vjen pasi që shpresat e Arsenalit për trofe u zvogëluan nga katër gara në dy pas humbjeve nga Manchester City në finalen e Kupës së Ligës dhe nga skuadra e Kampionatit, Southampton, në çerekfinalet e Kupës FA.

Ndërkohë Arsenali siguroi një fitore 1-0 ndaj Sporting në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve më parë në këtë javë, dhe është gjithashtu në rrugën e duhur për titullin e parë të Premier League në 22 vjet, duke u renditur në krye me 70 pikë nga 31 ndeshje, nëntë pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Kur u pyet për një zgjatje kontrate, Arteta tha se fokusi i tij mbetet në sezonin aktual dhe është i lumturë me prezencen e tij tek Arsenali, duke theksuar se ende ka shume gjëra për të bërë në klub.

“Nuk ka lajme për këtë. Nuk kemi kohë ta diskutojmë tani. Fokusi i plotë është në atë që duhet të bëjmë nga këtu deri në fund të sezonit. Jam plotësisht i përkushtuar këtu. Jam vërtet i lumtur dhe ndihem mirë. Familja ime është mirë. Ende kam shumë ambicie dhe gjëra për të bërë në këtë klub. Për momentin, jemi në një vend të mirë” – tha Arteta.

Ndeshjen e ardhshme Arsenali e luan kundër Bournemouth, të shtunën më 11 prill, në kuadër të Premier Ligës, nga ora 13:30.

Back to top button