​Fillon faza finale e pla y-off-it në Superligë

KB Golden Eagle Ylli dhe KP Peja do të përballen sot në 11 prill, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës në basketbollin vendor, ku përballen dy skuadra të mëdha të Superligës.

Të dy ekipet vijnë me objektiva të qarta për titullin dhe pritet një duel intensiv, me ritëm të lartë dhe atmosferë të zjarrët në parket. KB Peja synon të konfirmojë formën e mirë në ndeshjet vendimtare, ndërsa Golden Eagle Ylli kërkon të shfrytëzojë avantazhin e terrenit dhe mbështetjen e tifozëve.

Kjo përballje shënon nisjen e fazës finale të play off-it, ku çdo ndeshje ka peshë të madhe dhe çdo gabim mund të jetë vendimtar për fatin e sezonit.

Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “13 Qershori”, në Suharekë nga ora 19:30.

Back to top button