​Sevilla sfidon Atletico Madridin në një duel vendimtar në La Liga

Sevilla FC pret Atletico Madrid në një përballje shumë të rëndësishme në La Liga, ku të dy skuadrat luftojnë për pikë.

Skuadra e Sevillës po lufton për mbijetesë dhe aktualisht ndodhet pranë zonës së rënies nga kategoria, duke mos pasur shumë hapësirë për gabime në këtë fazë të sezonit, derisa ka regjistruar rezultate të dobëta së fundmi dhe kërkon rikthimin te fitoret për të siguruar qëndrimin në elitë.

Në anën tjetër, Atletico Madrid synon të forcojë pozitën në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone, renditet në vendet e para dhe synon fitore për ngritje në tabelë.

Ndërkohë sa i përket formës, Sevilla vazhdon të ketë vështirësi në kampionat, ndërsa madrilenët vijnë pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme:

Sevilla:Vlachodimos; Sanchez, Castrin, Salas, Suazo; Gudelj, Agoume; Ejuke, Soë, Vargas; Adams

Atletico Madrid:Musso; Molina, Pubill, Lenglet, Ruggeri; Mendoza, Vargas; Almada, Baena, Lookman; Sorloth

Ndeshja do të zhvillohet sot më 11 prill, në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, nga ora 21:00.

Back to top button