Haziri nuk e përjashton mundësinë e një takimi me Kurtin: Ftesa duhet të jetë bindëse…

Haziri tha se nuk është e qartë pse opinioni publik po mbahet me pritshmëri për një takim që ende nuk është konkretizuar.
“Nuk e di cila është arsyeja që me lon publikun në shpresë që ka me ndodh një takim. Ai mundet me ndodh sonte, nata është e gjatë, e lere më java që është e gjatë,” u shpreh ai.
Sipas tij, një ftesë e tillë duhet të ketë përmbajtje të qartë dhe të jetë e pranueshme për LDK-në dhe për liderin e saj Lumir Abdixhiku.
“Duhet me qenë ftesa bindëse për Abdixhikun, sepse të gjitha gjërat janë sqaruar,” tha Haziri.
Ai shtoi se ditët e fundit, sipas tij, kryeministri Kurti ka qenë më shumë në shpjegime publike sesa në veprime konkrete politike./RTV21./21Media