Pa votat e opozitës, pushteti miraton Projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, shkruan Reporteri.net.
Pro miratimit të këtij projektligji votuan 63 deputetë.
PDK nuk mori pjesë në votim. As LDK e AAK nuk e përkrahën këtë ligj.
“Ky ligj jam i bindur që është fund e krye antikushtetues”, tha deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti.
Në rend dite janë edhe nëntë projektligje tjera.