Kica-Xhelili i reagon Kurtit: I do të gjitha pushtetet medoemos

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e Lidhjes Demokratike, i ka reaguar deklaratës së kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dështimin e negociatave me partitë opozitare për çështjen e presidentit.

Ajo ka thënë se fajtor për të gjetur gjuhën e pajtimit për ndonjë emër për president, është pikërisht te Kurti. Sipas saj, Kurti i do të gjitha pushtetet për vete.

Duke komentuar ato që Kurti i cilësoi oferta gjeneroze të tij për LDK-në, duke ia ofruar disa ministri e zëvendëskryeministrin ose edhe kryeparlamentarin për t’ia mbështetur kandidaturat për president, Kica-Xhelili ka thënë se Kurti ka ofruar vetëm pozita që mund t’i shkarkojë.

“Të vetmet pozita që je i gatshëm t’ua ofrosh partive të tjera janë ato pozita nga të cilat mund t’i shkarkosh. Të vetmet që s’je në gjendje t’i japësh janë pozita që s’mund t’i kontrollosh e pozita që s’mund t’i nënshtrosh. Kjo është arsyeja pse në fund përfundimisht s’ishe në gjendje t’i propozosh njerëzit që së paku në disa dimensione nuk të janë nënshtruar”, ka thënë ajo në një video-adresim në Facebook.

Back to top button