10 pagat minimale më të mira në botë
Këto të dhëna tregojnë pagat minimale për orë nga disa vende të ndryshme dhe vlejnë prej vitit 2013
Finlanda, Suedia, Danimarka, Norvegjia, Islanda, Austria, Zvicra dhe Italia nuk janë të përfshira në këtë listë sepse këto shtete nuk kanë rregulla federale për pagat minimale. Gjithsesi, shumica prej këtyre shteteve njihet për pagesa mjaft të larta nga fuqia punëtore.
“Gjermania e ka zbatuar një pagë në vitin 2015 për herë të parë. Kjo pagë minimale e ul inflamacionin krahasuar në çmimet e 2013-tës, shkruan CNN, transmeton rtv21.tv
Këto të dhëna bazohen nga një raport i Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim.
Më poshtë është shifra e shteteve që tregon se sa dollarë paguhen për një orë:
Australia, 9.54 dollarë
Luksemburgu, 9.24 dollarë
Belgjika, 8.57 dollarë
Irlanda, 8.46 dollarë
Franca, 8.24 dollarë
Holanda, 8.2 dollarë
Zelanda e Re, 7.55 dollarë
Gjermania, 7.19 dollarë
Kanada, 7.18 dollarë
Mbretëria e Bashkuar, 7.06 dollarë
Ndërkaq për gjashtë vite me radhë, paga minimale në Kosovë në bazë mujore, ka mbetur 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç./21Media