Kosova do të ketë katër qendra inovative
Beqaj: do të ndihmojnë në zhvillimn e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësise, Besim Beqaj, shpalosi prioritetet e kësaj ministrie për vitin 2018. Ai theksoi se prioritetet sivjet kanë krijimin e qendrave inovative përmes të cilave të rinjtë mund të shprehin idetë e tyre kreative dhe t’i zbatojnë ato. Ministri Beqaj paralajmëroi hapjen e katër qendrave për ndërmarrësi dhe inovacion në Kosovë. Bëri të ditur se fondi për inovacion është mbi 9 milionë euro./21Media