PDSH-ja dënon dhunën në kuvend
Dhuna filloi pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar të Kuvendit të Maqedonisë
Partia Demokratike Shqiptare me vëmendje po i ndjek zhvillimet e situatës së krijuar sot në Kuvend dhe fuqimisht e dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve.
Partia Demokratike Shqiptare apelon tek shqiptarët që në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve dhe të ruajnë gjakftohtësinë, shkruan tv21.tv.
“Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhy me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për Informim./21Media