Digjet makina e kryetarit të PS-së

Vetura ishte e Andi Marku, kryetar i PS-së për Lezhën

Sot në mëngjes është gjetur një veturë e djeguri para Prefekturës së Lezhës.

Raportohet se automjeti ishte në pronësi të shtetasit Andi Marku, kryetar i PS-së për Lezhën dhe ish-kryetar i komunës Kolsh. Marku ka shërbyer edhe si shef komisariati në disa qarqe të vendit.

Policia shqiptare ndodhet në vendin e ngjarjes ku po i hetojnë shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë i qëllimshëm apo ndonjë defekt teknik.

Back to top button