Dështoi mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik
Mungoi edhe vetë kryetarja e komisionit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka dështuar ta mbajë mbledhjen si pasojë e mungesës së kuorumit.
Edhe pas rreth gjysmë ore pritje, anëtarët që kishin ardhur në mbledhjen e Komisionit lëshuan sallën, pasiqë as vetë kryetarja e këtij Komisioni Sala Berisha nuk erdhi.
Të vetmit që kishin shkuar në mbledhje ishin deputetët, Dardan Sejdiu, Hykmete Bajrami, Adem Hoxha dhe Duda Balje.
Ndryshe, në mbledhjen e sotme, Komisioni në rend dite kishte shqyrtimin e disa raporteve dhe projektligjeve, ndër to edhe shqyrtimin e Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për 2017 dhe shqyrtimin e Raportit me amendamente i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe.