Konferencë ndërkombëtare për marrëdhëniet gjermano-shqiptare

Organizohet Konferenca Ndërkombëtare “Marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore gjermano-shqiptare”

Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane i Fakultetit të Filologjisë së UP-së, në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtim “Gjermanishtja në Evropën e Mesme, Lindore dhe Juglindore” nga Universiteti i Regensburgut në Gjermani, do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare me titull “Marrëdhëniet gjuhësore dhe kulturore gjermano-shqiptare në të kaluarën dhe të tashmen”.

Konferenca hapet sot dhe do të zgjasë deri më 13 maj.

Është hera e parë që po organizohet një konferencë e tillë për marrëdhëniet gjermano-shqiptare në rajonin shqipfolës dhe Universiteti i Prishtinës ka nderin që të jetë organizatori i parë i kësaj Konference, në të cilën do të marrin pjesë të gjitha departamentet e gjermanistikës në rajon: Universiteti i Tiranës, i Shkodrës, i Elbasanit, i Tetovës dhe i Prizrenit.

Në Konferencë do të marrin pjesë me punime të ndryshme rreth 35 pjesëmarrës nga vendet gjermanofolëse (studiues të njohur nga Gjermania, Austria, Zvicra, Polonia dhe nga Rumania) dhe nga rajoni./21Media

Back to top button