Kapet duke futur drogë në burgun e Dubravës
U konfiskuan 14 gramë substancë narkotike
Oficerët korrektues të burgut të Dubravës gjatë kontrollit të gjësendeve të cilat i kishte sjellë e dyshuara femër për një të burgosur, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 14 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar.