Yee: Zgjedhjet dhe vettingu, legjitime edhe pa PD
Yee optimist për gjetjen e një zgjidhjeje
Sekretari shtetëror amerikan për Evropë Brian Hoyt Yee ka deklaruar se vetëpërjashtimi i Partisë Demokratike nga zgjedhjet do të jetë e dëmshme për Shqipërinë.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin paketën “McAllister” dhe do të ishte në pëlqimin e saj sikur palët të gjenin një marrëveshje mbi këtë paketë”, ka thënë Yee, duke shtuar se SHBA-të japin siguri se kryeministri Edi Rama nuk ka një synim për të kapur zgjedhjet dhe se ata besojnë tek standardet zgjedhore.
“SHBA janë gati të mbështesin palët për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe pa opozitën ato do të konsiderohen legjitime e po ashtu edhe reforma në drejtësi, pa votat e opozitës”, ka shtuar ai.
Yee u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë, pasi siç tha ai, koha nuk pret./21Media