Arrestohet i dyshuari që ishte përfshirë në nëntë raste të vjedhjeve
Cak i vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara
Një 33 vjeçar me inicialet A.H shtetas i Kosovës është arrestuar mbrëmë pasiqë dyshohet se është përfshirë në nëntë raste të vjedhjeve.
“Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në nëntë (9) raste të ndryshme të veprës penale ‘vjedhje’”, bën të ditur policia.
Sipas njoftimit, cak i vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara, të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në kohë të ndryshme në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.
“Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, bën të ditur më tutje policia./21Media