Tirana tronditet nga një shpërthim i fuqishëm
Një veturë është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të fortë
Një shpërthim i fuqishëm tronditi Tiranën rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, kur një makinë është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të fortë që u dëgjua në një perimetër të gjerë.
Nuk ka të dhëna ende se nga kush është provokuar shpërthimi apo kush është pronar i mjetit./vizionplus