Për dy javë ngritën 75 aktakuza në Gjakovë
Për vepra të ndryshme penale
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale, njofton zyra për informim e Prokurorisë Themelore të kësaj komune.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 aktakuza kundër 73 të pandehurve, po ashtu ka bërë dhe 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 propozime për masë Edukative, gjithashtu 7 masa për Diversitet./21Media