Moment tragjik, vdiq babadimri në kopshtin e fëmijëve
Ai pësoi një atak në zemër
Një gjysh i Krishtlindjeve ka vdekur gjatë festimeve sezonale në një çerdhe në Siberi.
Një video tregon se si babadimiri i Rusisë po luante me fëmijët e ngazëllyer para se të rrëzohej prapa, transmeton rtv21.tv.
Disa nga të rinjtë mund të shihen duke menduar se ndoshta rënia e tij në dysheme ishte pjesë e lojës, gjë që i përfshinte ata duke prekur hundën e tyre dhe disa nxituan drejt tij.
Por, babadimri me mjekër të bardhë, kishte rënë pranë pemës së dekoruar të Krishtlindjeve pas një ataku në zemër.
Një grua e veshur si një klloun, shihet duke u ngutur pas pemës për të ndihmuar atij.
Ai menjëherë u dërgua në spital në Kemerovë, por vdiq në rrugë, tha një burim mjekësor.
Njeriu i quajtur Valery Titenko, 67 vjeç, ishte një aktor i mirënjohur profesional.
U zbulua se ai nuk ishte ndier mirë, dhe ishte ankuar për dhimbje gjoksi, por nuk donte t’i linte fëmijët./21Media