Vdiq njëri nga fëmijët që u aksidentua në Skënderaj
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Skenderajt, ku nga një veturë janë goditur dy fëmijë
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Skenderaj.
Ai tregoi se dy fëmijët e aksidentuar janë dërguar për trajtim emergjent së pari në Skenderaj, pastaj në Mitrovicë, dhe nga aty në QKUK, ku si pasojë e plagëve të marrura njëri nga ta ka vdekur.
“Nga QKUK jemi njoftuar se njëri fëmijë, djalë i moshës 13 vjeçare, ka ndërruar jetë në orën 18:50, ndërsa fëmija tjetër thuhet se e ka gjendjen stabile”, ka treguat Zahiti për kp.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur, pasi ngasësi i veturës nuk e ka përshtat shpejtësinë me kushtet e komunikacionit, ndërsa i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.
Ndryshe, gjatë natës që shkoi, në një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj kanë humbur jetën dy femra, ndërsa janë lënduar edhe dy pasagjerëqë ishin në veturë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?