Haziri: Deklaratat e Veselit janë bërë si të babadimrit

“Pa LDK-në nuk ka marrëveshje finale me Serbinë!”

Pas Avdullah Hotit, edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në lidhje me papërgjegjësinë e LDK-së në dialogun me Serbinë.

Ai shkruan në Facebook se pa LDK-në nuk ka marrëveshje finale me Serbinë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje në Facebook:

Pa LDK’në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë. S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet. Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë. Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtetndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë ba si të babadimrit, por vetëm PAN mundet me i besu. Urime i Ri 2019!

Back to top button