Ngjarjet e datës 31 dhjetor
Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë
Shoqata Sindikale POSTIERI e punëtorëve të Postës së Kosovës, shpërndan dhurata simbolike për fëmijët e hospitalizuar në repartet e Klinikës Pediatrike në Prishtinë. (Ora 9.30)
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bënë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 11.00)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit, mban konferencën përmbyllëse për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla –P38, ora 11:05)
Me rastin e fundvitit, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj, organizon pritje për gazetarë. (Salla e konferencave në objektin e Drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj, ora 10:00)