Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet i dyshuari për grabitje në ‘Meridian’

Grabitet ‘Meridiani’

Para pak minutash nje filiale e rrjetit të marketeve ‘Meridian’, në lagjen Dardania është grabitur nga disa persona.

Burimet e KALLXO.com kane konfirmuar se pas një ndjekje te rrezikshme policia ka arrestuar njërin nga personat e dyshuar.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të vendit ku është bërë arrestimi i personit të  dyshuar.

Policia ka kryer arrestimin pak metra nga vendi ku ka ndodhur grabitja, ndërsa tek ai janë  gjetur edhe disa mjete me të cilat dyshohet se eshtë kryer grabitja.

Në fotografi shihet çanta dhe maska që është përdorur gjatë grabitjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button