Tërmkolli: Deputetët po ia përgatitin njëri-tjetrit dosjet për Specialen
“Secili le ta mbrohë vetëveten”
Ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli, pas nisjes në Hagë të ish-komandanteve të UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa, ka thënë se askush nuk po e gjykon UÇK-në, duke porositur që secili të mbrojë vetën.
Në një shkrim në Facebook, Tërmkolli shkruan se për tri vite me radhë në Kuvendin e Kosovës, shumë deputetë e tmerruan opinionin me akuzat më të rënda kundër njëri-tjetrit për krime dhe gjëra tjera.
Postimi i plotë:
Pa patetikë, Kosova e para! Askush nuk e ka gjykuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e ҁlirim. Askush nuk e ka gjykuar as nuk po e gjykon UҪK-në.
Askush, prandaj nuk ka nevojë ta mbrojë UҪK-në Secili le ta mbroj vetëveten.
Të tjerët përrreth, që po përpiqen të bëjnë patriotët, me rrëfimet herë për “re të zeza”, herë për “pastërti” të qiellit të Kosovës, së paku të heshtin.
E dinë mirë të gjithë kush i solli retë e zeza. Mos guxoni prandaj të drejtoni gishtin ndaj askujt për Gjykatën Speciale! Siҁ e thoshit edhe vetë “ një e keqe e domosdoshme”.
Pa kopjuar kultura të huaja, do të na bënte nderë respektimi i së paku një minimumi nga kodi kulturor kombëtar i shqiptarëve, edhe në ditë të mira edhe në ditë të vështira. Në atë rast, të gjithë do të dilnim fitues.
Në veҁanti përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, kanë detyrë të sillen në pajtim me obligimet shtetërore dhe interesat nacionale, edhe në këtë rast.
Pa patetikë, Kosova e para!
(P.S. për tri vite me radhë 2015-2018, në Kuvendin e Kosovës, shumë deputetë të ashtuquajtur “komandantë” të UҪK-së, e tmerruan opinionin e Kosovës me akuzat më të rënda kundër njëri-tjetrit, për krime, për pasurim e për ҁka jo. Atëherë, në Kuvend iu thashë se “ po ia përgatitni njëri tjetrit dosjet për Gjykatën Speciale”.). Apo nuk është kështu?!
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?