Mosmarrëveshjet i “sqarojnë” me aksident e rrahje
Policia ndaloi gjashtë persona
Gjashtë persona janë përleshur fizikisht sot rreth orës 14:20, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë për shkak të një mosmarrëveshjeje të më hershme.
Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, dyshohet se fillimisht është shkaktuar një aksident i qëllimshëm mes palëve për shkak të një mosmarrëveshjeje, që palët kanë pasë më herët mes vete.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka njoftuar se ekipet e NJSO -së kanë reaguar menjëherë.
“NJSO ishin në vendin e ngjarjës dhe kanë arrite që të ndalojnë gjashtë personat e përfshirë në këtë mosmarrëveshje”, ka konfirmuar Ahmeti.
Sipas policisë, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim./21Media