Infermierët e QKUK-së protestojnë për rroga
Protesta ka filluar në orën 12:00
Infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po protestojnë sot për ngritjen e pagave të tyre. Protesta e infermierëve të QKUK-së ka filluar në orën 12:00.
Fillimisht infermierët janë mbledhur brenda Klinikes së Kirurgjisë, pastaj të gjithë janë zhvendosur në oborrin e QKUK-së.



Kujtojmë që mjekët në Klinikën e kirurgjisë tashmë disa javë janë në grevë më kërkesat për rritjen e pagave./kallxo.com
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?