Ajetin do ta kujtojmë si një prej intelektualëve më të dalluar
Thaçi shpreh ngushllime për vdekjen e akademikut Idriz Ajeti
Me rastin e vdekjes së albanologut, gjuhëtarit, intelektualit, pedagogut, kryetarit Akademisë të Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Idriz Ajetit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushllime për familjen dhe shoqërinë e intelektualit.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka theksuar se vdekja e Ajetit është humbje e madhe për shoqërinë tonë.
” Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti”, ka shkruar Thaçi në Facebook.