Përurohet parku i qytetit të Obiliqit

Në komunën e Obiliqit organizohet përurimi i parkut të këtij qyteti

Në vazhdën e projekteve te dedikuara për Komunitetin e Komunës së Obiliqit me rrethinë, pas projekteve të ndriçimit të disa rrugëve, KEK-u, organizon përurimin e projektit të radhës “Parku i Qytetit në Komunën e Obiliqit” në vlerë prej afro 80.000 euro.

Sipas njoftimit për media, përurimi do të bëhet nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe Drejtorit Operativ i KEK-ut, Nijazi Thaqi.

Back to top button