Kurti prezantoi pesë prioritetet e tij qeverisëse
Kurti: Do të krijojmë anti mafian në Gjykatat e Kosovës
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ku prezantoi pesë prioritete që do t’i ketë kjo lëvizje me qeverisjen e tij, shkruan rtv21.tv
“E para hartimi dhe miratimi i ligjit për referendum, me qeverisjen e Vetëvendosjes do të gëzojnë këtë të drejtë qytetarët, të rinjtë dhe të rejat nga mosha 16 vjeçare t’iu jepet e drejta e votimit. Zotohemi për krijimin e dhomës së veçantë e punës në gjykatat e Republikës së Kosovës që do të merrej me të drejtën e punëtorit, miratimi i ligjit antimafia, do të krijojmë njësi të veçanta për këtë, truprojat dhe xhipat do t’i shihni rreth prokurorëve e gjykatësve dhe në fund, dërgimi i Marrëveshjes së 19 prillit në komisionin e Venedikut dhe anulimi i marrëveshjes Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Kurti.
Ndërsa, Albulena Haxhiu, kandidate për deputete, tha se me qeverisjen e kësaj lëvizje do të nisë siç tha ajo, ç ‘kapja e shtetit dhe hetimi i SHIK-ut, si dhe vlerësimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshje të tjera përmes komisioneve hetimore./21Media