Arrestohet një burrë pasi e mbylli një vajzë në motel dhe e dhunoi
I dyshuari u dërgua në mbajtje
Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë moteli dhe e kishte shfrytëzuar seksualisht një vajzë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të premten rreth orës 20:28 në Malishevë.
“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e kishte mbajtur të mbyllur në një dhomë moteli dhe e kishte shfrytëzuar seksualisht viktimën femër K-Shqiptare”, ka konfirmuar policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media