Trump premton 738 miliardë dollarë për mbrojtje
Trump bëri këtë të ditur në Twitter
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot se do të nënshkruajë një projektligj për mbrojtjen që parashikon 738 miliardë dollarë të destinuara për të gjitha politikat, duke filluar nga pushimet familjare e deri tek avionët luftarakë.
“Të gjitha përparësitë tona hynë në NDAA: Rritja e pagave për trupat tona, ndërtimi i forcave tona ushtarake, kufitare dhe forcën hapësinore,” shkroi Trump në Twitter.
Ai porositi Kongresin të mos vonojë miratimin e ligjit që ai do ta nënshkruajë menjëherë, raporton Reuters.
Të dy dhomat e Kongresit duhet të kalojnë një projektligj të mbrojtjes të njohur si National Defense Authorization Act (NDAA) dhe demokratët kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër tij.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?