Kosova hap konsullatën e pestë në Gjermani
Konsullata është hapur në Hamburg
Është hapur Konsullata e pestë e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani. Konsullata e cila është hapur mbrëmë është vendosur në Hamburg.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli. Ai ka thënë se do të përmes kësaj konsullate do të forccohet tregtia dhe do të promovohen lidhje të forta mes të dyja shteteve.
“Sonte inauguruam në Hamburg Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës që do të promovojë marrëdhënie më të forta me veriun e Gjermanisë, do të forcojë tregtinë dhe shkëmbimet ekonomike, si dhe do t’i shërbejë më mirë diasporës sonë që jeton në veri të Gjermanisë. Kjo është Konsullata pestë e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, aleati ynë strategjik në Evropë”, ka shkruar Pacolli mbrëmë në Twitter.
Tonight in #Hamburg we inaugurated the Consulate-General of #Kosovo that will promote stronger ties with northern #Germany, enhance trade & economic exchange & serve better our diaspora living in north🇩🇪. This is the 5th Consulate-General of 🇽🇰in🇩🇪, our strategic ally in #Europe. pic.twitter.com/tTsqn96W1P
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) December 14, 2019
Ai tutje ka thënë se gjatë mandatit të tij ka për të zgjeruar misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës në botë.
“Jemi prezentë në shumicën e vendeve të rëndësishme në Evropë dhe në të gjitha rajonet nëpër botë. Kjo paraqet një Kosovë më të fuqishme globale që angazhohet me miq e partnerë”, ka shkruar./21Media
In the last two years I have actively worked to expand #Kosovo’s diplomatic and consular footprint in the world. We are present in the most important places in #Europe and in all regions around the world. This serves a stronger #Global #Kosovo that engages w/friends & partners
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) December 14, 2019