Vonesa të fluturimeve vetëm në mëngjes, vazhdojnë fluturimet tjera
Shkak i vonesave mjegulla
Mjegulla që përfshiu ditët e fundit vendin tonë nuk ka ç’rregulluar orarin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara tha se fluturimet janë duke u realizuar me kohë. “Përkundër mjegullës fluturimet në Aeroport janë duke u realizuar me kohë, përveç tri fluturimeve të para në mëngjes të cilat kishin vonesa.”, u shpreh Gara.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të këtë rritje të numrit të udhëtareve duke shënuar kështu një rritje prej 11% në numër udhëtaresh dhe 13.09% në numër fluturimesh./21Media