“LDK po insiston në parime, VV në emra”
Hyseni thotë se në LDK nuk është përmendur emri për persident
Sonte në emisionin “Argument Plus” të RTV21 i ftuar ishte anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni.
Hyseni gjatë emisonit tha se Lidhja Demokratike e Kosovës po insiston në parime kurse, Lëvizja Vetëvendosje po insiston në emra.
“Nuk reduktohen gjërat deri në banilitet a do jetë i kënaqur ky ose ai. Nëse doni ndërtimin e parimeve që e drejta e propozimit të presidentit t’i takoj LDK-së po e lëndon pikërisht personalizimi i atij posti pra nuk është LDK-ja ajo, LDK-ja po insiston në parime ndërsa VV-ja në emra, nuk është koha për emra”, tha Hysni.
Hyseni deklaroi se brenda LDK-së nuk është diskutuar emri për president dhe tregoi një arsye që sipas tij, emri i Isa Mustafës është përmendur për president.
“Për ta diskredituar si një kandiat potencial dhe kjo është e turpshme“, tha Hyseni.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme janë takuar liderët e dy subjekteve poltike LDK dhe VV por që nuk ka rezultuar me arritje të marrëveshjes. /21Media