Vritet një person në Gjilan
Mësohet se i dyshuari është polic
Një vrasje ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjilan. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 04:50 në rrugën ‘Nato 99”, ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen. Policia dhe ekipet e tjera kanë ndalë në vendin e ngjarjes si dhe po i vazhdojnë hetimet. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Hashani, i cili po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.
Burime të portalit rtv21.tv tregojnë se i dyshuari është Polic i Kosovës./21Media