Hidhet eksploziv prapa banesës së shefit të stacionit të policisë

Përveç dëmeve nuk ka të lënduar

Një sasi lënde plasëse shpërtheu prapa banesës së shefit të stacionit të policisë së Thethit, informoi policia e Shkodrës rreth orës 01:30 minuta të 5 janarit.

Banesa e shtetasit te identifikuar me inicialet P.M ndodhet në lagjen Guerrile të Shkodrës dhe shpërthimi sipas policisë është shënuar rreth orës 21:45 minuta të 4 janarit 2020.

“Për pasojë ka vetëm dëme materiale”, ka njoftuar policia.

Grupi hetimor dhe forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorit./oranews

Back to top button