Vdekje e dyshimtë në Entin Special në Shtime
Vdiq një grua
Një grua nga Enti Special në Shtime, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Ferizajt.
Sipas policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:40 në Shtime.
“Është raportuar se nga Enti Special- Shtime në spitalin e Ferizajt është sjellë pa shenja jete viktima femër K/Shqiptare”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “Vdekje të dyshimtë”.
Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./21Media