Pesë persona të lënduar në një aksident në Runik të Skënderajt
Të përfshira dy vetura
Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 19:10 në fshatin Runik të Skënderajt.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai po ashtu ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ai ka thënë se të lënduart janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës./21Media