Kaloni te përmbajtja kryesore

Kërcënohet doktoresha në vendin e punës

I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka arrestuar një person mbrëmë rreth orës 19:05 , i cili dyshohet se e ka kërcënuar një doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Viktima rastin e kishte lajmëruar në polici të shtunën rreth orës 12:55, shkruan rtv21.tv.

“Është raportuar se viktima femër K/Shqiptare doktoreshë, është kanosur me fjalë në vendin e punës nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Njësia policore nuk ka takuar të dyshuarin. Rreth orës 19:05 është arrestuar i dyshuari i lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button