Vërshime dhe rrëshqitje dheu në Brazil, 37 të vdekur
Guvernatori shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në 47 qytete
Bilanci i viktimave në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut në juglindje të Brazilit është rritur në 37, me mijëra të detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, thanë autoritetet braziliane.
Sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile, 25 persona raportohen të zhdukur në shtetin e Minas Gerais, njofton AP.
Në Belo Horizonte, kryeqyteti i këtij shteti, sasia më e lartë e shiut e regjistruar ndonjëherë është regjistruar në 24 orë.
Guvernatori Gustavo Zema shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në 47 qytete dhe një zi tre-ditore për përmbytjet dhe viktimat e dheut.
AP shkruan se priten më shumë reshje në Minas Gerais, si dhe në pjesë të tjera të Brazilit, përfshirë Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?