QKUK me 30 shtretër në rast se përhapet koronavirusi
Ramadani tregon kapacitetet që ka Kosova në rast se përhapet virusi
Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka marrë masat të cilat qëllimin kryesor e kanë informimin e qytetarëve me natyrën e re të koronavirusit, me pasojat e mundshme dhe me masat mbrojtëse.
Kështu deklaroi drejtori i Institutit Naser Ramadani, në një intervistë për RTV21.
I pyetur se cilat janë kapacitetet që ka Kosova në rast se virusi përhapet, ai tha se QKUK tashmë ka kapacitete pasi e ka një njësi intensive në Klinikën Intensive me 25-30 shtretër të cilët automatikisht mund të ndërlidhen nëse ka raste të dyshimta që duhet të përcillen në klinikë, shkruan rtv21.tv
“Në anën tjetër larg qoftë nëse ka raste më tepër të cilat tejkalojnë këto kapacitete të kujdesit intensiv të Klinikës Infektive në SHSKUK, ky institucion dhe të tjerat institucione shëndetësore janë përgatitur për kapacitete shtesë të cilat mund të transformohen, pasi tashmë kanë marrë rekomandimet nga Instituti Kombëtar se në rast të paraqitjes së koronavirusit më nuk ka rutinë të kontrollit në institucionet shëndetësore, por ka vetëm raste të urgjencës prej koronavirusit dhe eventualisht ndonjë rast emergjent të pacientëve që janë në nevojë, por assesi me rutinën e përditshme”, tha Ramadani./21Media