Kaloni te përmbajtja kryesore

Moti i ligë bëri dëme në Istog e rrethinë

Mbesin pa energji elektrike, mësimi është ndërprerë deri të hënën.-Vlerësimi i dëmeve do të bëhet javën e ardhshme

 Komuna e Istogut u përfshi mbrëmë nga një mot i ftoftë me erëra të forta që shkaktuan dëme të shumta në pullazet e shtëpive, shkollave dhe objekteve të banimit. U shkatërruan edhe shumë shtylla elektrike dhe prej dje në këtë komunë nuk ka energji elektrike. Mësimi në të gjitha shkollat është ndërprerë deri të hënën. (E përgaditi- Bahtir CAKOLLI, kamera- Sejdi CANOLLI)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button