​Basha: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja

“Protestat nuk janë qëllim në vetvete”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke iu përgjigjur komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale, thotë se protesta ka pasur dhe do të ketë pa pushim, nga minatorët te naftëtarët, nga studentet te bizneset e vogla e të mesme.

I pyetur për zgjedhje të parakohshme, Basha thotë se “e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së rëndë politike, social-ekonomike dhe institucionale në vend, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet kushtetuese lokale, nga ku qytetarët me votë të lirë duhet të zgjedhin qeverisjen e tyre”.

“Protestat nuk janë qëllim në vetvete, por janë një ndër të shumta instrumente që ne po përdorim për të realizuar qëllimin tonë për të larguar qeverinë”, përgjigjet Basha duke shtuar se “zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja dhe shumë shpejt do t’i kemi ato”.

Back to top button