PAN: Reformat në shëndetësi nuk duhet nisur nga zero
Përfaqësuesit e PAN kanë shfaqur planin e tyre për shëndetësinë në Debat Përnime
Sipas përfaqësuesit të AAK-së Talat Gjinolli programi i tyre për shëndetësinë bazohet në tre shtylla kryesore, mbrojtje shëndetësore për të gjithë, mbrojtje shëndetësore cilësore si dhe financimi i shëndetësisë, shkruan rtv21.tv.
Pëfaqësuesi i Nisma-s Muharrem Kuçi tha se reformat në shëndetësi duhet të kenë një kontinuitet dhe se nuk duhen nisur nga zero sapo të ndërrohen pushtetet. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se duhet të ketë një konsensus të përbashkët nëse dëshirojnë që ta reformojnë shëndetësinë./21Media