Përplasje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe ata të LKD-së janë përplasur në Debat Përnime
Fjala ishte për banesat sociale në Hajvali, që sipas Mirsad Shkretës janë bërë pa projekt, pa rrymë, pa kanalizim e pa kushte. Pas ardhjes së Vetëvendosjes në Prishtinë sipas tij ato ishin rivitalizuar.
Arban Abrashi nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa replikoi lidhur me një grand specifikm se ishte ai i cili ka kërkuar grand specifik për shërbime sociale, dhe se Vetëvendosja po “shesin mend” pasi as që e dinë çfarë është ai.
Abrashi tha se banesat sociale i kanë ndërtuar Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa, por lëvizja Vetëvendosje nuk i ka ndarë për 4 vite sa janë duke qeverisur Prishtinën, duke i lënë njerëzit pa shtëpia.
Në replikë kësaj deklarate Shkreta nga Vetëvendosja tha se qeveria e Abrashit asokohe u ka ndarë banesa miqve të tyre deri në nivel ministrash, dhe se mënyra e ndarjes së banesave nuk është monitoruar nga askush./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?